ELBASAN- Një 58-vjeçar nga Elbasani është kafshuar nga një qen “Pitbull”, dhe ka ndërruar jetë pak pas mesnate. Burime të besueshme raportuan se 58-vjeçari Rifat Bajrami, banues në lagjen “5 Maji”, pak ditë më parë është sulmuar nga një “Pitbull”.

Nga sulmi i janë shkaktuar plagë të shumta dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve dhe stabilizimit të gjendjes fatkeqësisht 58-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve dhe në mesnatën e fundit ka ndërruar jetë në shtëpi pasi ka pësuar trompozë.

Ky është rasti i dytë me pasoja në bashkinë e Elbasanit, pasi më herët një grua ndërsa po dërgonte mbesën në shkollë u sulmua nga qentë e rrugës në hyrje të shkollës së Paprrit.

Ndërkohë sikur të mos mjaftojnë incidentet e shpeshta pothuajse çdo ditë shikon rrugëve të qytetit të Elbasanit me dhjetëra të rinj e të reja, madje jo rrallë edhe fëmijë me qen të mëdhenj dhe të racave bastarde, që shëtisin dhe snobojnë nëpër rrugët e qytetit dhe Bulevardin “Aqif Pasha”, pa u vënë maska kafshëve që mbajnë.

Por edhe pse qentë e racave kanë krijuar incidente askush nuk ka marrë masa të mirëfillta për të evituar një problematikë të tillë.(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re