Skip to content

E rëndë në Elbasan/ Gruaja bie nga kati i gjashtë i pallatit, ndërron jetë në spital (Si ndodhi ngjarja)

Një 68 vjeçare me inicialet A.I ka ndërruar jetë në Elbasan, pasi ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonte. Mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur vetëm për shkak të rënies aksidentale nga ballkoni i apartamentit të saj.

Njoftimi i Plotë:

Elbasan/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:45, në lagjen Sporti, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. I., 68 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb