Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  pak minuta më parë në fshatin Bradashesh të Elbasanit.

Gazetarja e ABC News, Edisona Skenderi raporton se kunati ka vrarë me sëpatë kunatën.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. 58-vjeçari Refik Tashi ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, Alma Qevani 44-vjeç në fshatin Kusarth e cila si pasojë  e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Autori pasi ka kryer krimin ka vrapuar në drejtim të aksit kryesor, aty ku policia kishte ngritur një pikë kontrolli për kapjen e autorit të plagosjes në Peqin. Efektivët kanë konstatuar  58 vjeçarin me sëpatë dhe duart me gjak, e më pas e kanë kapur dhe arrestuar.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re