Skip to content

E rëndë në familje në Durrës, burri plagos me thikë në kokë bashkëshorten, të dy përfundojnë në spital

Plagosje me thike Durres

Një konflikt në familje ka përfunduar me dy të plagosur pasditen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen 14, ku një 43-vjeçar, me inicialet Xh. L., dyshohet se pas një konflikti me bashkëshorten e tij, 38-vjeçaren A. L., e ka goditur atë në kokë me një mjet prerës, thikë.

Gjatë përplasjes mes çiftit është dëmtuar edhe 43-vjeçari.

Të dy bashkëshortët janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Sipas policisë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.