Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një 15-vjeçare ka tentuar vetëvrasjen.

Adoleshentja ka konsumuar fotoksinë për t’i dhënë fund jetës, por fatmirësisht ngjarja nuk ka përfunduar në tragjedi.

15-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Fierit. Nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë të miturën të ndërmarrë këtë veprim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re