Një 26-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni I banesës së tij në Fier.

 

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në lagjen “1 Maji”.

 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.

 

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:50, në lagjen “1 Maji”, Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. D., 26 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re