Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Një grua 50 vjeçare është hedhur nga kati i 8-të, ndërsa ka ndërruar jetë në vend.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kastriot, në Fier, ku banorët theksojnë se ajo ndodhej për vizitë tek shtëpia e kunatit të saj.

50 vjeçarja identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur është hedhur nga tarraca e pallatit, ku paraprakisht dyshohet se shkak të jetë depresioni.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak:

Sot më datë 26.06.2020, rreth orës 09:35, në lagjen “16 Prilli”, Fier, shtetasja B.Sh, 42 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga tarraca e katit të 8-të, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas familjarëve kjo shtetase është hedhur vet nga tarraca, pasi ka pasur shenja depresioni.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re