Një 38-vjeçar është gjetur i vdekur brenda makinës së tij në Fier, ndërsa sipas policisë kemi të bëjmë me një vetëvrasje në kushtet e depresionit.
Burime policore bëjnë me dije se në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi Besim Kastrati, 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se Kastrati, si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
