Një ngjarje tragjike u regjistrua sot në Gjermani.

Dy vëllezër shqiptarë nga komuna e Deçanit, përkatësisht 17 dhe 13 vjeç, ndërruan jetë pasi u përplasën nga treni.

Mediat gjermane raportojnë sipas burimeve policore se dy të rinjtë, të paidentifikuar ende, po tentonin që të kapnin trenin në stacion, dhe për këtë arsye vrapuan drejt shinave.

Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut, dhe lëndimet pas goditjes ishin fatale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re