Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin e Gramshit, ku një pacient 67-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i dhomës ku ishte shtruar.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit të kësaj e enjteje.

 

Personi i identifikuar si Hekuran Llapushi ka përfunduar në tarracën e katit të dytë. Si  pasojë, i ndjeri ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji.

 

Ai është nisur drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

 

67-vjeçari ishte i shtruar ne repartin e Patologjisë që prej katër ditësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko