Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme në Moschopotamos të Selanikut, ku një 48-vjeçare shqiptare emri i së cilës nuk është publikuar ka humbur jetën si pasojë e  një aksidenti.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ajo vdiq pasi zitori që drejtohej nga i biri në moshën  29-vjeçare është përmbysur.

Mësohet se si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë edhe një 31-vjeçare, e cila po hipte në automjet.  Ndërkohë bëhet me dije se viktima së bashku me djalin e saj që jetonin prej vitesh në këtë zonë. Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit aktualisht po kryhen nga Departamenti i Trafikut në Katerini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re