E padëgjuar, por e vërtetë!

 

Një 26 vjeçar në Greqi, baba i një vajze 20 muajshe, e ka mbyllur të voglën e tij në makinë për tu larë rehat në det.

 

Mediet greke  raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës, në qytetin e Heraklion. Ndërsa mësohet se foshnjën e vogël e ka shpëtuar roja i bregdetit që ndodhej atje.

 

Sipas medieve lokale, foshnja ka nisur të qajë nga vapa e padurueshme, ndërkohë që oksigjeni brenda veturës ulej vazhdimisht.

 

Për fat të mirë roja i plazhit ka dëgjuar foshnjën dhe ka njoftuar policinë, e cila bëri të mundur hapjen e veturës për të nxjerrë beben nga atje.

 

Ndërkohë babai foshnjës është arrestuar, ndërsa fëmija, pavarësisht peripecisë, gëzon shëndet të mirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re