Një 40 vjeçar nga Dibra është gjetur i varur në Iraklio, Kretë. Njoftimin për këtë ngjarje të rëndë e ka bërë Komuniteti Shqiptar Hania duke bërë të ditur identitetin e shqiptarit, Altin Merdini.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para disa ditësh, ndërsa Komuniteti Shqiptar Hania dhe ambasadorja Luela Hajdaraga kanë kontaktuar me familjarët e të ndjerit që kërkojnë nga organet kompetente të Iraklios që të zbardhin ngjarjen.

Ndërkohë është bërë i mundur nisja e trupit të tij për në Shqipëri. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re