Skip to content

E rëndë në Greqi/ Makina përplaset me furgonin e pasagjerëve, ndërrojnë jetë tre të rinj, në gjendje të rëndë një 22-vjeçare

Progetto senza titolo 26 18

Tragjedi që të lë pa fjalë është ajo që ka ndodhur në ishullin e Kretës ku tre djem të moshave 15, 19 dhe 20 vjeç humbën jetën, ndërsa një 22-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.

Aksidenti me tre viktima u regjistrua mëngjesin e së shtunës në qytetin e Chania-s, në aksin rrugor verior të ishullit grek.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fe rende ne greqi makina perplaset me furgonin e pasagjereve nderrojne jete tre te rinj ne gjendje te rende nje 22 vjecare%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.panorama.comSipas informacioneve nga mediat vendase, dy nga djemtë kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa i treti ka është shuar në urgjencën e spitalit të Chanias, ku u transferua menjëherë.

 

Makina me të cilën udhëtonin katër të rinjtë është përplasur me një furgon në të cilin udhëtonin gjithsej 19 persona.

Sipas informacioneve nga burime policore që i referohen dëshmitarëve, makina dyshohet se ka tentuar të parakalojë, por drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë në korsinë e kundërt.

Katër të rinjtë kanë mbetur të bllokuar në makinë dhe është dashur ndihma e zjarrfikësve për t’i nxjerrë. Në vendngjarje kanë shkuar 4 autoambulanca.