Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje shqiptare mbrëmjen e së dielës (10 mars) në Heraklion të Kretës.

Sipas mediave greke, mësohet se një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi dyshohet se ka rrahur rëndë me grushte dhe shkelma në kokë dhe fytyrë partneren e tij 24-vjeçare, gjithashtu shqiptare, brenda banesës së saj.

Mësohet se e reja për t’i shpëtuar dhunës se tij, ka arritur ta shtyjë atë drejt ballkonit të banesës dhe ka mbyllur derën duke e lënë jashtë.

Mirëpo, i riu është hedhur nga ballkoni i katit të parë dhe ka mbetur i plagosur, ndërsa është arrestuar në një qendër shëndetësore, ku kishte shkuar i vetëm për të marrë ndihmën e parë dhe më pas është arrestuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re