Skip to content

E rëndë në Jalë/ 32-vjeçarja nga Londra shfaqi probleme me frymëmarrjen gjatë qëndrimit në hotel, ndërron jetë në spital (Detajet)

ambulance naten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Jalë të Himarës, ku një 32-vjeçare e lindur në Londër ka ndërruar jetë pasi shfaqi komplikacione të rënda shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel të zonës.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia, rreth orës 18:40 është marrë njoftimi se shtetasja me iniciale I. R., 32 vjeçe, e cila ishte e akomoduar në një strukturë hoteliere në Jalë, ka kërkuar ndihmë te recepsioni i hotelit pasi nuk ndihej mirë.

Stafi i hotelit ka reaguar menjëherë duke e transportuar drejt Qendrës Shëndetësore, por pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë, 32-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Hetimet e para sugjerojnë se bëhet fjalë për vdekje natyrale. Nga verifikimet e kryera nga mjekët ka rezultuar se e reja kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore, konkretisht shqetësime me frymëmarrjen dhe diabetin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale dhe po vijon verifikimet për të përcaktuar me saktësi shkakun e plotë të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Jalë, Himarë/Informacion paraprak

Më datë 21.09.2026, rreth orës 18:40, është marrë njoftim se shtetasja I. R., 32 vjeçe, lindur në Londër, Mbretëria e Bashkuar, e cila ishte akomoduar në një hotel në Jalë, kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe kishte kërkuar ndihmë te recepsioni i hotelit.

Stafi i hotelit e ka transportuar menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë, 32-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale, pasi nga verifikimet paraprake të mjekëve rezultoi se kjo shtetase kishte pasur probleme shëndetësore, konkretisht probleme me frymëmarrjen dhe diabetin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale dhe vijojnë verifikimet për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes.