Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë ku një punëtor humbi jetën.
Ditën e djeshme, duke punuar në një pallat që po ndërtohej nga firma në administrim nga shtetasi A. K., ka rënë nga kati i pestë i objektit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, punëtori i firmës, shtetasi A. M., 45 vjeç, banues në Shijak.
Sot policia e Kavajës bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës private.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firmë private, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, duke punuar në një pallat që po ndërtohej nga firma në administrim nga shtetasi A. K., ka rënë nga kati i pestë i objektit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, punëtori i firmës, shtetasi A. M., 45 vjeç, banues në Shijak.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb