Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë, ku një 28 vjeçar me emrin Ilvi Stameta ka vrarë veten brenda komisariatit të policisë.

I riu është ndaluar nga policia ditën e sotme në orën 14:00 si i dyshuar për vjedhje. Ndërsa Fax News mëson se rreth orës 19:08, Stameta ka vrarë veten në komisariatin e policisë. Pritet që policia të zbardhë detaje të tjera mbi ngjarjen tronditëse.

Deri më tani dyshimet janë se i riu mund të jetë vetëvrarë për shkak të gjendjes depresive ku ndodhej.

Trupi i viktimës është dërguar në morg, në qytetin e Durrësit për hetimet dhe ekspertizën e mëtejshme.

Pas ngjarjes në komisariatin e Kamzës, ky është rasti i dytë që të ndaluar në komisariatet e policisë vrasin veten. Në ngjarjen e Kamzës, vdekja e të ndaluarit erdhi si pasojë e zjarrvënies së ambienteve të komisariatit nga vetë i ndaluari. Ndërsa këtë herë, i riu i arrestuar ka vrarë veten por ende nuk dihet cilat kanë qenë rrethanat që e kanë bërë të mundur diçka të tillë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re