Ngjarje e rëndë në Këlcyrë. E ëma gjen të varur djalin 14-vjeçar.

Burimet nga Policia lokale bëjne me dije se i mituri është gjetur i vetëvarur në kasollen e bagëtive afër banesës së tij.

Behet fjale per adoleshentin me iniciale E.D. Ka qenë e ëma 44 vjeçare, V.D, ajo që ka gjetur të birin e pajetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re