Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Gurrë të Klosit.

Një 63 vjeçar dyshohet se ka rënë nga një lartësi e madhe, duke u plagosur rëndë në kokë.

63 K.C është transportuar me urgjencë në spitalin e Burrelit ku dhe ka marrë ndihmën e parë. Për shkak të plagëve të rënda, bluzat e bardha të këtij spitali kanë vendosur transportimin me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes nëse 63 vjeçari ka qenë me bagëti apo duke mbledhur bimë medicinale.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re