Një ngjarje e rëndë është shëuar në Korçë mesditën e kësaj të mërkure.

 

68 vjeçarja me iniciale J.N është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në të cilën jetonte.

 

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20 minuta, ndërsa 68 vjeçarja ka humbur jetën në vend.

 

Korçë/Informacion paraprak

 

Më datë 30.11.2022, rreth orës 15:20, në lagjen nr. 1, Korçë, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj, shtetasja J. N., rreth 68 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re