Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, ku një mjet motor ka dalë nga rruga, dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i tij.
Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në rrethrrotullimin e hipotekës në qytetin juglindor.
Mësohet se shoferi i motorit, ka marrë lëndime, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Siç shihet dhe nga pamjet mjeti ka përfunduar në lulushte, si pasojë e daljes nga rruga.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
