Një 73-vjeçar ka humbur jetën pasi është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr.6, Korçë.

Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të moshuarit t’i japë fund jetës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.03.2024, rreth orës 12:00, në lagjen nr.6, Korçë, dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati, shtetasi F. Sh., rreth 73 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re