Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një person është gjetur i pajetë në banesë.

 

Mësohet se ka qenë nëna që ka gjetur të pajetë në banesë djalin e saj. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një shtetas 50 vjeçar, i cili me mjet të ftohtë ka vrarë veten në banesë.

 

Ka qenë nëna e tij që e ka gjetur dhe ka lajmeruar policinë, e cila ka mbërritur pranë banesës për zbardhjen e rrethanave. Pritet edhe eksperti i mjekësisë ligjore për të bërë ekzaminimin e viktimës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re