Një tjetër raste dhune është regjistruar në Kosovë, ku një grua shtatëzënë është dhunuar nga bashkëshorti. Mediat në Kosovë shkruajnë se dhuna e ushtruar është bërë shkak edhe për lindjen e parakohshme. E dhunuara është vetëm 22-vjeç, ndërsa raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.

 

Në një reagim për mediat, Qendra Klinike Universitare e Kosovës shprehet se rasti është referuar në polici, ku po kryhen dhe veprimet proceduriale.

 

 “Lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit. Policia ka qëndruar aty derisa është kryer lindja. Ata tani janë duke u marrë me burrin e saj. Gjendja e saj është stabile. Duhen edhe disa analiza shtesë. Kjo dyshohet se ka ardhu si pasojë e dhunës”, shkruajnë mediat.

 

Aktualisht 22-vjeçarja është rehabilituar në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.

 

Ky rast vjen në sagën e shumë të tjerëve, ku dhuna në familje, sidomos ndaj grave është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues në Shqipëri dhe Kosovë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re