Skip to content

E rëndë në Kosovë/ Burri qëllon me armë guan shtatëzanë në oborrin e martenitetit, vdes 35 vjeçarja dhe foshnja

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Kosovë, ku një burrë ka qëlluar për vdekje gruan shtatëzënë në oborrin e martenitetit.

 

KosovaPress bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të kësaj të mërkure, ku burri ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi bashkëshorten dhe më pas u largua nga vendngjarja.

 

Kjo e fundit, humbi jetën në vend sëbashku me foshnjën.

 

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku kanë thënë viktima dyshohet të jetë e moshës 35-vjeçare.

 

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, tha zëdhënësja e policisë së Kosovës.

 

Më tej theksoi se Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.