Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Baqel në Lezhë.
Një 76-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij me armë gjahu. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 18:30.
Dyshohet se 76-vjeçari me iniciale V.N. ka qenë në kushte depresive.
Policia po punon për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë Lezhë:
Rreth orës 18:30, në fshatin Baqel, Njësia Administrative Dajç, Lezhë, në banesën e tij, dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi V.N.,76 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.