Një 33-vjeçare ka rënë pre e dhunës nga kunata dhe vjehrri i saj në fshatin Markatomaj të Lezhës.

Sipas burimeve për ‘Fax News’ mësohet se e dhunuara ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje, por kjo nuk i ka penguar njerëzit e bashkëshortit të 33-vjeçares që të shkojnë në shtëpi dhe ta dhunojnë bashkë me fëmijët.

Sipas babait të të dhunuarës, i cili ka bërë edhe denoncimin, kjo ka nisur që në datë 16 janar, ndërsa mësohet se situata ka përshkallëzuar që pas zhvillimit të seancës së fundit gjyqësore mes tyre.

Babai i 33-vjeçares shprehet se ai kërkon drejtësi për gjithë këtë situatë, ndërsa vijon më tej duke shtuar se, vajza e tij ka kërkuar divorcin dhe kjo ka qenë arsyeja e dhunës ndaj saj.

Ndërkohë, sipas avokates së të dhunuarës, kjo e fundit ndodhet në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore si pasojë e plagëve të mëdha të marra nga rrahja e njerëzve të bashkëshortit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re