Ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë. Një fëmijë i mitur 12 vjeç është mbytur në plazhin e Tales. Fëmija ishte banues në Borizanë të Krujës.
Njoftimi i policisë: Më datë 26.07.2020, në Tale, Lezhë është mbytur në det i mituri 12 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
