LUSHNJE– Një i mitur rreth 14 vjeç ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti në fshatin Kemishtaj të Lushnjës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, ndërsa viktima është Xh.N, 14 vjeç, i cili është përplasur për vdekje me zetor nga kushëriri i tij E.A, 30 vjeç.

Dy kushërinjtë ishin duke punuar tokën me mjetin bujqësor dhe ngjarja dyshohet aksidentale.

Njoftimi i policisë: Në datën 29.06.2018, rreth orës 15:45, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi E.A, 30 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, duke punuar në tokën e tij me mjetin bujqësor tip zetor, ka përplasur aksidentalisht djalin e tezës së tij shtetasin Xh.N, 14 vjeç. Shtetasi Xh.N ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re