Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një i mitur dyshohet se është vetëvarur në banesë.
Policia njofton se sot rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është dërguar nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
Nuk ka detaje në lidhje me këta ngjarje të rëndë, dhe as nëse i mituri ka shfaqur më herët probleme.
