Skip to content

E rëndë në Mallakastër! Gjenden të pajetë në një banesë trupat e dy vëllezërve (EMRAT)

Dy të moshuar, vëllezër me njëri-tjetrin, janë gjetur të vdekur në një banesë në fshati Çorrush, në Mallakastër.

Sipas policisë viktimat janë Sabri dhe Novruz Velaj, 90 dhe 85 vjeç dhe jetonin bashkë në të njëjtën banesë.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së tyre, ndërsa policia njofon se paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.

Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

“”