Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në zonën e “Astirit” ku dyshohet se është shkëputur ashensori në një pallat.

Për pasojë është dëmtuar një shtetase me iniciale M.Q., dhe një shtetase e paidentifikuar që ndodhet në spital.

NJOFTIMI

Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko