Një e moshuar është gjetur pa shenja jete përballë një kantieri ndërtimi në Peqin. Dyshohet se 81-vjeçarja M. T., është mbytur në një kanal vaditës.

Policia njofton se për të moshuarën ka bërë të hënën kallëzim në Komisariatin e Policisë Peqin nipi i saj.

33-vjeçari kishte denoncuar se e moshuara ishte larguar nga banesa e nuk ishte kthyer më.

Dyshohet se e moshuara vuante nga shendeti mendor. Ndërkaq policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re