Një 35-vjeçar nga qyteti i Poliçanit i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme, duke konsumuar lëndë helmuese.

Mësohet se Aranit Tare, babai i një djali, në gjendje të rënduar psikologjike, ka pirë dy kokrra fostoksinë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete në dhomën e tij dhe kanë njoftuar policinë. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se, Tare vuante prej disa vitesh nga probleme të rënduara depresive dhe kurohej për depresion.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re