Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si Lakrishtë të Prishtinës, ku një grua është përplasur nga treni.

Sipas mediave kosovare, gruaja është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë dhe ka marrë plagë të shumta si pasojë e përplasjes.
“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re