Një ngjarje e rënë është regjistruar në Selanik. Mediat greke raportojnë se një 38-vjeçar, i cili ishte punonjës i policisë ka vrarë gruan e tij 42-vjeçe, e më pas veten. Çifti mësohet se ishin prindër të dy fëmijëve.
Gruaja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa burri u gjet me shenja jete kur mbërritën autoritetet në banesën e tyre, por nuk arriti tu mbijetonte dot plagëve.
Trupat e dy bashkëshortëve u gjetën mëngjesin e sotëm, në orën 08:15 me orën lokale. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes