Skip to content

E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se…

Ambulance 1

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Shijak, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën në një poligon.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, i riu me inicialet S. K., banues në Shijak, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:50.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Hetimet vijojnë për të përcaktuar se si ka ndodhur rasti.