Skip to content

E rëndë në Shkodër, 18-vjeçari mbytet në lumin Buna! Dyshimet e para mbi ngjarjen

lumi buna 2023

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër. Një djalë 18-vjeçar kishte hyrë në lumin Buna për t’u larë, por e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë është mbytur.

Policia së bashku me banorët e zonës kanë gjetur trupin e pajetë të të riut, ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:30, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna, shtetasi R. D., 18 vjeç, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit dhe si pasojë është mbytur.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fe rende ne shkoder 18 vjecari mbytet ne lumin buna dyshimet e para mbi ngjarjen%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com