Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ças të Velipojës, në Shkodër.

39-vjeçari Tonin Rrethi ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja ai ka qenë duke punuar tokën me traktor dhe papritur një prej telave të këputur të linjës së tensionit të lartë ku më pas ka pasur kontakt me traktorin.

Kjo i ka marrë jetën 39-vjeçarit, baba i dy vajzave.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re