Skip to content

E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij një burrë në fshatin Dragoç

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Dragoç të Postribës, në Shkodër, ku një burrë është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 5 janar 2025, në fshatin Dragoç, të njësisë administrative Postribë.

Sipas informacioneve të para, mësohet se trupi i pajetë u gjet në makinë nga banorët e zonës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që ende nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës, shkaqet dhe autorët e krimit.

“”