Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në një fshat malor të Skraparit.

Një fëmijë rreth dy vjeç ka rënë në një gropë ku hidheshin bërsitë nga zierja e rakisë në fshatin Therepel. Fëmija ka pësuar djegie të rënda në të gjithë trupin.

Sipas News 24, gjendja e fëmijës është e rëndë. Për shkak të largësisë së fshatit, fëmija është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Skraparit ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore.

I vogli është transportuar më pas me ambulancë në gjendje kome në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë. Fëmija ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja aksidentale ka tronditur jo vetëm familjen, por banorët e fshatit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re