Skip to content

E rëndë në Skrapar/ Francezi gjendet i vdekur në bujtinë, i akomoduar prej disa ditësh aty

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Skrapar, ku një shtetas francez është gjetur i pajetë në një bujtinë ku ishte akomoduar prej disa ditësh.

Policia njofton se 49-vjeçari me iniciale M.L është gjetur i vdekur rreth orës 19:30 të kësaj të marte në fshatin Gjerbës, ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Skrapar/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit.