Skip to content

E rëndë në Tiranë/ 30-vjeçari godet pronarin e një dyqani, gjatë shoqërimit rreh edhe policin

Një 30-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka goditur dy persona në Rrugën e Kavajës.

Mësohet se D. M, 30 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me sende të forta pronarin e një dyqani dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb