Një 38 vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ka kanosur me pistoletë zhurmuese infermieren e një spitali në Tiranë. Gjatë kontrollit në banesë atij i është gjetur dhe një pistoletë çakmak, një sasi fishekësh të ngjashëm me ato zhurmues si dhe disa veshje si ato të Policisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. L, 38 vjeç, i cili vuan nga problemet e shendetit mendor (skizofreni) pasi  në ambientet e spitalit ka kanosur me anë të një pistolete zhurmuese infermierin e spitalit.

Ne vijueshmësi të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 pistoleta (njëra zhurmuse dhe tjetra çakmak) një sasi fishekësh të ngjashëm me ato zhurmues si dhe disa veshje si ato të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re