Policia e Tiranës njofton se një shtetase 54 vjeçe ka rënë nga lartësia në kryeqytet.

Sipas policisë, ajo ka rënë aksidentalisht nga një lartësi e konsiderueshme. Gruaja u dërgua në spital, ku po merr trajtimin e duhur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.01.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Sinan Tafaj”, aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasja M. Xh, 54 vjeçe, e cila po dërgohet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re