Skip to content

E rëndë në Tiranë/ 60-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë nga kalimtarët

Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në rrugë nga kalimtarë të çastit.

 

Policia bën me dije se burri me iniciale F.D është gjetur në rrugën Komuna e Parisit, ndërsa nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

“Më datë 16.01.2023, te Komuna e Parisit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, në rrugë, shtetasi F. D., 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. 

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.