Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

 

Sipas policisë, një 61 vjeçar dyshohet se është vetëvarur në godinën e një subjekti privat, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

 

Kanë qenë kalimtarët ata që e kanë gjetur të pajetë 61 vjeçarin, të cikët më pas kanë lajmëruar policinë.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 09.12.2022, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në godinën e një subjekti privat, është gjetur nga kalimtarët, i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Sh. B., 61 vjeç. 

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re