Skip to content

E rëndë në Tiranë! Çifti i bashkëshortëve bien nga lartësia, u konfliktuan në banesë, burri ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Burrë e grua pasi janë konfliktuar në banesë kanë rënë nga lartësia.

Mësohet se burri ka ndërruar jetë, kurse gruaja e tij është dërguar me urgjencë në spital pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për verifikim.