Skip to content

E rëndë në Tiranë! Efektivi i burgjeve gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë, ja çfarë dyshohet

Një efektiv policie është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në rrugën “Shefqet Musarai”, në kryeqytet.

48-vjeçari Genci Aliaj, dyshohet se është vetëvrarë me pistoletë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa viktima ishte polic tek burgu “313”-ta.

“Tiranë/ Rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi G. A, rreth 48 vjeç, punonjës policie i burgjeve”, informon policia.

“”